Klientët depozitonin para tek exchange i saj për t’i dhënë me përqindje, nën hetim e moshuara në Tiranë

Klientët depozitonin para tek exchange i saj për t’i dhënë me përqindje, nën hetim e moshuara në Tiranë

Një grua e moshuar e cila nuk deklaronte shumat e parave, të cilat depozitoheshin nga persona të ndryshëm në subjektin e saj exchange, me qëllim përdorimin e tyre për huadhënie me përqindje, është proceduar nga policia.

Procedimi në gjendje të lirë nisi për pronaren e subjektit në Tiranë si dhe u sekuestruan rreth 500 mijë euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.

Nga ana e uniformave blu u finalizua operacioni “Hidden Funds”, në kuadër të cilit u procedua penalisht shtetasja E. K., 72 vjeçe.

Në subjektin në pronësi të së moshuarës, sipas provave të mbledhura, rezulton se depozitoheshin para të padeklaruara nga persona të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre për huadhënie me përqindje, jashtë sistemit bankar.

Aktualisht vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre dhe vënien përpara përgjegjësisë penale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy