Rama: Të korruptosh një agjent të FBI do të thotë të shkosh shtatë pashë nën dhé

Rama: Të korruptosh një agjent të FBI do të thotë të shkosh shtatë pashë nën dhé

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, kryeministri Rama tha se nuk ka asnjë lidhje me akuzat ndaj ish-agjentit të FBI-së, McGonigal.

Rama tha se në akt-akuzë nuk flitet për korrupsion, por thjesht për shkeljen e rregullores së FBI-së dhe ligjeve të shtetit amerikan nga McGonigal.

Unë do t’ju them për takimet e mia me të. Ai nuk ka ardhur vetëm në Shqipëri, ka qenë në të gjithë rajonin. Në akt-akuzën, se ka dy çështje, këtë dhe atë të lidhjes së dyshuar me oligarkun rus. Çështja shqiptare nuk ka lidhje as me rusë as me kinezë. Në aktakuzë flitet për një borxh që personi A ia ka dhënë këtij dhe ky i ka thënë do ta kthej. Nuk akuzohet për korrupsion por për shkeljen e rregullave të FBI dhe ligjet e vendit të vet. Ku hyjnë këto fantazitë për korruptimin e një agjenti të FBI. Të korruptosh një të tillë do të thotë të shkosh shtatë pashë nën dhe. Flas për çështjen në të cilën përmendemi ne. Në rastin konkret ka një akt-akuzë ku ish-zyrtari i lartë i FBI dhe shoku i tij që unë e kam njohur nga ai, edhe pse është shqiptar nuk e njihja, akuzohet ky që i ka marrë një borxh që nuk duhej ta merrte dhe nuk e ka deklaruar. Ku hyjnë këto temat universale? Nuk i shoh! Akuza është thjesht dhe vetëm për paratë e marra mes tyre, borxh i pretenduar dhe konflikt interesi.

Lidhur me çështjen e lobimit me para ruse, Rama tha se zyra e kryeministrit nuk ka pasur informacione të tjera përtej atyre që janë botuar në media.  

Në akt-akuzë nuk ka asnjë akuzë lidhur me mua. Po ua them hapur, se nuk di si i dilet ndryshe, ne në këtë godinë nuk kemi pasur asnjë lloj dokumenti që të mos ishte në media. Unë skandalin e parave ruse dhe PD e kam marrë vesh për herë të parë nga BIRN. Nëse do të kisha ndodhi informacion tjetër me vlerë do t’ia kisha dhënë atij apo FBI-së apo dikujt që merret me atë punë. Ai është një skandal që nuk e kam krijuar unë apo zyra ime, por ata që dihen: kryetari në hije dhe ai në dritë i PD. Nuk kemi pasur asnjë gjë tjetër. Nuk kemi pasur informacione që nuk kanë qenë në media. Po t’i kishim, do t’ia jepnim. Do të gjenim një mënyrë t’ia çonim FBI-së. Atë e kanë krijuar ata që kanë marrë paratë për të rrëzuar qeverinë shqiptare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy