Kamionët e bllokuar në Kukës, Njësia e Shërbimit të Sigurimit të Autostradës e mbyllur dhe pa përgjigje (VIDEO)

Kamionët e bllokuar në Kukës, Njësia e Shërbimit të Sigurimit të Autostradës e mbyllur dhe pa përgjigje (VIDEO)

Tre kamionë të kompanisë Trans Shped, nga Kosova, gjenden prej tre ditësh të bllokuar në Pikën Kufitare Kukës-Morin. Kamionët që transportojnë tuba janë ndaluar dhe gjobitur me argumentin se ngarkesa që mbajnë është e pasistemuar.

Por pavarësisht se kanë paguar gjobën, ata vijojnë të mbeten të bllokuar, pa iu dhënë një sqarim se si duhet të procedojnë më tej dhe pa një vendim të shkruar për bllokimin e qarkullimit të tyre.

Tema TV e ndoqi nga afër këtë rast, duke u interesuar pranë Njësisë së Shërbimit të Sigurimit të Autostradës, por ky institucion që duhet të funksionojë 24 orë në shërbim, rezultoi i mbyllur.

Denoncimi për bllokimin e kamionëve të një kompanie transporti që ushtron aktivitetin mes Kosovës dhe Shqipërisë erdhi dy ditë më parë në Tema TV.

Drejtuesit e mjetit dhe përfaqësues të kompanisë kanë argumentuar pranë televizionit se ata qarkullojë shpesh në këtë aks dhe ngarkesa është rregulluar sipas standardeve dhe rregullave. Në pamjet video të përcjella duket ngarkesa dhe kamionët e bllokuar mbi të cilët mund të ngrihet gjykimi nëse argumenti i gjobës qëndron apo jo.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy