Goxhaj: Berisha e braktisi kauzën e protestave, kisha premtuar që do futesha vet në Kryeministri

Goxhaj: Berisha e braktisi kauzën e protestave, kisha premtuar që do futesha vet në Kryeministri

Avokat Altin Goxhaj deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se Berisha e braktisi kauzën e protestave, duke aluduar se ka pasur një presion ndërkombëtar për të mbajtur Ramën në pushtet.

Goxhaj tha se nuk ka opozitë në botë që t’ia ketë marrë vulën qeveria si në Shqipëri.

Ai tha se i kishte propozuar Berishës në korrik që të shkonte në Kryeministri me protestë, për t’i marrë vulën Ramës.

Madje Goxhaj tha se ishte i gatshëm të futej vet në Kryeministri.

Situata politike në Shqipëri është zhgënjim. Rënie e frymës së rezistencës publike. Pamë një opozitë që bërë tërheqje. Sali Berisha ka një nuhatje të mirë për frymën. Ke parë ndonjë opozitë në botë që t’ia marrë vulën qeveria?! Berisha sot që është kryetar i pranuar i PD s’ka të drejtë të vulos një shkresë! I propozova Berishës në korrik, që nëse deri në datën X nuk të dorëzohet vula shko merre te zyra e Kryeministrisë me protestë. Protesta e 7 korrikut bëri që Rama të mos arrestonte kërrkënd nga korriku në gusht. Berisha e braktisi kauzën. Në muajin shtator, presioni ndërkombëtar që duhet stabilitet dhe të mbajmë Ramën në pushtet, ishte më i fortë se sa ndershmëria me popullin. Kisha premtuar publikisht që futesha në Kryeministri, të marr vulën. Por unë jam pa opozitë. Kjo s’mund të jetë opozitë pa vulë. Kjo s’është opozitë formale, është opozitë sheshesh, se është pa vulë. Në momentin që ta cakton Rama kryetarin e opozitës, ti ke vdekur si opozitë! Ne nuk kemi pluralizëm. Duke mos patur pluralizëm po na pakësohen njerëzit. Jam i bindur që çfarëdo vendi të japë gjykata, do jetë i Ramës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy