Një 61-vjeçare nga Sllovakia është mbytur pasditen e kësaj të marteje teksa po lahej në plazhin e Golemit.

Në njoftimin e policisë thuhet: Rreth orës 19:30, në Golem, dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja M. J., 61 vjeçe, banuese në Sllovaki.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes.



