Ish-minatorët: Pa na dhënë statusin, protesta dhe grevë deri në fund të jetës. Të na japin ç’na takon me ligj

Ish-minatorët: Pa na dhënë statusin, protesta dhe grevë deri në fund të jetës. Të na japin ç’na takon me ligj

Prej mbi 30 vitesh minatorët nuk e kanë ndalur protestën, duke kërkuar statusin i cili iu hoq në vitin 1991.

Emisioni “Fol” në MCN TV, ndau shqetësimin e një përfaqësie ish-minatorësh të mbledhur para parlamentit, të cilën thonë se do të lënë edhe kokën nëse nuk marrin statusin.

Do vazhdojmë me protesta dhe greva deri në fundin e jetës.

Ne në protesta vazhdimisht kemi kërkuar statusin dhe vetëm statusin, për moshën e pensionit na u bë 65 vjeç dhe më pas na e ulën në 55 vjeç, por prapë nuk është në standardet e botës.

Mosha e pensionit 55 vjeç, suplementari përfitohet në moshën 65 vjeç. Se kështu i ka bërë ligjet politika shqiptare, ne jemi të diskriminuar nga të gjitha anët e politikës shqiptare.

Është një grup minatorësh të trajtuar me trajtimin e veçantë dhe është më e diskriminuar edhe nga presioni kooperativës.

Një minator merr nga 150- 220 mijë lekë të vjetra. Unë me dy diagnoza më shkojnë 74 mijë lekë të vjetra ilaçe në muaj.

Ne duhet të kemi pavion te QSUT për sëmundjet profesionale, i cili u mbyll.

Statusi përfaqëson për të gjitha trajtimin e veçantë të minatorëve, për shëndetësinë, për të gjitha kushtet edhe nga autobusi brenda në qytet për pensionistët dhe ish-minatorët duhet të jetë gratis sepse atë që i kanë dhënë ish-minatorët nuk ka dhënë asnjë gjë, se punonim ne që mbuloheshin shpenzimet e vendit.

Nuk është plotësuar asnjë pikë nga nëndarjet e statusit.

Një tjetër ish-minator shton se statusi i minatorit është premtuar që në 1991 nga të gjitha qeveritë dhe minatorët e Bulqizës janë përballur me presion të madh, në vitin 1994 kur u futën në grevë dhe kur shkoi policia, i plagosi dhe arritën ti shpërndajnë, ndërkohë që beteja bëhej 560 metër nën tokë.

Qeveria e vitit 1994 na premtoi se brenda katër orësh do merret statusi i minatorit, bënë marifetet e tyre dhe mbetëm pa status.

U burgosën minatorët nga 6 muaj heqje lirie vetëm pse protestuam. Vjen viti 2009, përsëri premtimi i statusit përsëri pati gjakosje dhe përplasje për statusin.

Vjen viti 2011, futen minatorët në grevë urie në nivelin -11, përsëri raprezalje, u rrahën minatorët, u burgosën, i gjobitën me na 2-3 milionë lekë se humbën gjyqin.

Akuza se keni shkelur rregullat e sigurisë. Bëmë peticionin me 11 mijë firma të mbledhura nga sindikata e Bulqizës para tre ditësh dhe tani presim.

Zoti Kryeministër na premtoi në Bulqizë, ish-Presidenti Bamir Topi na premtoi në Bulqizë ku u vranë dy minatorë, se si u vranë ata, u nisën procedurat dhe u mbyllën procedurat gjyqësore.

E gjithë politika nga viti 1991 deri në sot e kanë premtuar statusin. Statusi ka qenë në vitet e Partisë së Punës, në kohën e komunizmit mosha e pensionit ishe 50 vjeç.

Punoje 10 vjet nën tokë dhe kur të mbushje moshën 50 vjeç dilje menjëherë në pension.

Një minator merrte më shumë se Kryeministri dhe institucionet shtetërore.

Ndërkohë një tjetër ish-minator i moshuar kujton se si në kohën e komunizmit i çonin në kampe pushimi, me guida turistike, udhëtim falas dhe mjeku falas.

Sot vetëm Zoti është mjek për të gjithë. Kjo nuk është demokraci, por anarki, nuk vjen asnjëherë deputeti të na pyesë si jeni, vijnë vetëm një herë në katër vjet se marrin votën.

Një herë në katër vjet që kanë fushatë, vijnë dhe na lëpihen, pastaj sa zënë karrigen nuk na hedhin sytë.

Të paguhen sa u takon me ligj për vitet e punës thotë një tjetër ish-minator, i cili shprehet se u takon 700-900 mijë lekë pagesë në bazë të viteve të punës.

Një tjetër ish-minator tregon grafitë e mushkërive dhe thotë se kanë lënë mushkëritë, kockat dhe jetën nëpër miniera.

Sipas tij, nuk ka njeri që punon nën tokë, që nuk ka probleme.

Ne kërkojmë edhe pavion të sëmundjeve profesionale, ku të shtrohemi ne në spital, se mushkëritë tona janë të kalbura.

Sot po nuk ke lekë, nuk të pranon njeri. Ata nuk janë të specializuar për sëmundjet profesionale në spitalet civile.

Ne si minatorë i kërkojmë Edi Ramës të na japë pa vonesë atë që na takon me ligj, ose ne do e përshkallëzojmë deri në grevë urie dhe ne nuk do dalim pa lënë kokën dikush.

Deputeti merr 30 paga minatorësh, Kryeministri 5 milionë. Si do jetojmë ne me 100 mijë lekë?

Kërkojmë vetëm atë që na takon me ligj, Edi Ramës dhe kryeparlamentares i bëjmë thirrje të na japë vetëm atë që na takon me ligj.

Ne jemi të vendosur dhe do lëmë kokën këtu për statusin që na takon me ligj. I kemi çuar qeverisë draftin e statusit.

Statusin të na japin si e ka bota, ata marrin 1500 euro. Ne nuk na takon nën 800 euro.

Kur futeshim nën tokë, takoheshim me shokët dhe putheshim dhe thoshim ardhsh shëndosh.

I themi Ramës që na ka humbur durimi, do arrijmë do lëmë edhe kokën këtu, pa lënë statusin nuk heqim dorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy