Berisha-Yuri Kimit: Nëse nuk do të kishte shkuar të urojë zgjedhjet e 25 prillit në darkë, gjërat do të ishin më ndryshe

Berisha-Yuri Kimit: Nëse nuk do të kishte shkuar të urojë zgjedhjet e 25 prillit në darkë, gjërat do të ishin më ndryshe

Kryedemokrati Sali Berisha ka dhënë një mesazh për ambasadoren amerikane Yuri Kim, gjatë një takimi me krerët e degëve në Tiranë. 

Berisha është shprehur se nëse Yuri Kim nuk do të kishte uruar zgjedhjet e 25 prillit në darkë gjërat sot mund të ishin më ndryshe.

Krahas kësaj ne kemi evenimentin madhor, historik, primaret. Të bëjmë gjithçka për një proces sa më të ndershëm, të drejtë, transparent.  Shqipëria  është shkëputur nga vlera, është shndërruar në një ishull ku vota është përzënë nga qeveria, nga Partia Socialiste. Me këto primare ne tregojmë përkushtimin më maksimal ndaj votës. Se absolutisht nuk zhvillohemi kurrë pa votën e lirë, dhe kushti i të gjitha kushteve që ky vend të zhvillohet është kushti që qytetarët të votojnë të lirë.

E humbën ne këtë, një shkarje e tmerrshme në 9 vite. E shikoni zonjën Kim që kalon nga një mbledhje me gjykatësit në këto. I kujtoj vetëm një gjë zonjës. Nëse nuk do të kishte shkuar të urojë zgjedhjet e 25 prillit në darkë, ndoshta do të ishin gjërat pak më ndryshe, se gjithçka buron nga vota.  Dhe në rast se ne u rrokullisëm në këtë mënyrë, u rrokullisëm se na u rrëmbye vota. Jashtë saj nuk ka demokraci, shtet ligjor e drejtësi.  Do të kishte qenë shumë mirë të qëndronte në lartësinë e respektit për votën e lirë, por nuk qëndroi. Do të qëndrojmë ne, sado e vështirë të jetë kjo, sepse vetëm me votën e lirë ne mund të bëhemi një vend i zhvilluar si vendet e tjera”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy