Tentoi të trafikonte në Maqedonisë së Veriut mbi 8 kg kanabis dhe armë zjarri me municion, në pranga taksisti

Tentoi të trafikonte në Maqedonisë së Veriut mbi 8 kg kanabis dhe armë zjarri me municion, në pranga taksisti

Një person ka përfunduar në prangat e policisë pasi tentoi të trafikonte në drejtim të Maqedonisë së Veriut, me taksinë e tij, 2 çanta me lëndë narkotike kanabis dhe armë zjarri me municion.

Në zbatim të masave të hartuara në kuadër të planit operacional "Sundimi i ligjit", shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec dhe ata të Policisë Kufitare, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Taksisti", si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Murat Manuka, 51 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë. 

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se një shtetas po lëvizte në dalje të qytetit të Pogradecit, me një automjet taksi, me të cilin dyshohej se mund të trafikonte në drejtim të Maqedonisë së Veriut, lëndë narkotike dhe armë zjarri, koordinuan veprimet dhe tek vendi i quajtur "Lumi i Tërhanit", Pogradec, bënë ndalimin e këtij automjeti, me drejtues 51 vjeçarin.

Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, u gjetën 8.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e futur në dy çanta, dhe 1 armë zjarri automatik model “Scorpions”, me krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Veprimet procedurale për këtë rast u kryhen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, të cilët po vijojnë punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy