Partia Aleanca Popullore tërhiqet nga ankimimi i depozituar një javë më parë në Kolegjin Zgjedhor lidhur me afatet e listave të kandidatëve për deputetë.
Kreu i AP, Artur Dojaka ka deklaruar se është tërhequr nga ankimimi. Kolegji Zgjedhor pranoi kërkesën e PAP, duke pushuar gjykimin për këtë çështje.
Në seancën që u zhvillua ditën e sotme, nga 15 përfaqësues të partive që janë regjistruar në KQZ morën pjesë LSI, Partia Komuniste, Partia Kristian Demokrate dhe Partia Socialiste.
Pak ditë më pare edhe Partia Agrare Ambientaliste e tërhoqi kërkesën për ankimim, pasi sipas kryetarit të saj Agron Duka pas marrëveshjes që fut opozitën në zgjedhje, ajo padi nuk ka më vlerë.



