Sonte në Zululand Mustafa Nano kish ftuar (“për herë të parë, dhe kjo për ca rrethana të çuditshme”, tha ai) profesorin e filozofisë, Përparim Kabon. Biseda erdhi rreth klasës politike shqiptare në periudhën postkomuniste, por sidomos rreth sjelljes së shqiptarëve në demokraci. Kabo veçoi dy tipare jo pozitive të shqiptarëve: 1. mosrespektimin e rregullit; 2. paaftësinë për t’u vetqeverisur. Tek kjo e dyta, në përgjigje të pyetjeve të Nanos, ai u ndal më së shumti. Kur fjala ra tek protagonzimi i diplomatëve të huaj në jetën publike e politike shqiptare, si një ilustrim i dukurisë së pafuqisë së shqiptarëve për t’u vetqeverisur, Kabo bëri nënvizimin se “diplomatët e huaj kanë një problem: ata duhet të bëjnë përpjekje për ta njohur më mirë Shqipërinë”, tha ai.
Më tej u fol mbi urbanizimin e vrullshëm të Shqipërisë gjatë dy dekadave të fundit, dhe mbi format e funksionet e këtij urbanizimi. “Sheshi i ristrukturuar i Tiranës nuk më ka bërë ndonjë përshtypje kushedi se çfarë; shkova dhe e pashë njëherë, por nuk di se kur do shkoj për herë të dytë”, tha ai në përgjigje të një pyetjeje të Nanos.
Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun



