Trump ngriu fondet, të punësuarit e USAID në drejtësi pa paga/ “FactCheck” zbardh draftin, ndihmësit ligjorë do t’i paguajë shteti

Trump ngriu fondet, të punësuarit e USAID në drejtësi pa paga/ “FactCheck” zbardh draftin, ndihmësit ligjorë do t’i paguajë shteti

Këshilltarët ligjorë të cilët funksionuan për disa muaj nga ku presidentit Trump ngriu fondet e USAID, do të paguhen nga buxheti i shtetit sipas një drafti të siguruar nga emisioni “FactCheck”.

Pezullimi i fondeve të USAID ka ndikuar në sistemin e drejtësisë së pari duke larguar dhe ndërprerë punën ndihmës ligjorët e atashuar pranë gjykatës së lartë nëpërmjet një projekti.

Ata u prezantuan si një ndihmesë e madhe ndërsa parapërgatisnin dosjet që gjyqtarët të kishin më të lehtë dhe të shpejtë në kohë vendimmarrjen.

E gjitha kjo do të ndikonte në uljen e stokut të lartë të dosjeve që presin me vite për tu shqyrtuar.

E teksa në ligjin 98/2016 për organizimin e pushtetit gjyqësorë në Shqipëri është e përcaktuar saktë rekrutimi dhe pagesa e ndihmës ligjorëve me statusin magjistratë.

Për ato jo magjistratë si në rastin e projektit financuar pak kohë më parë nga USAID ka një vakum. Plotësimin e këtij vakumi kryetarja e Komisionit të Ligjeve znj.Klotilda Bushka e sheh me ndëryhyrje ligjore ku kërkon riformulim e disa neneve.

NENI 34 PIKA 5

Këshilltarët ligjorë jo magjistratë janë nëpunës civilë gjyqësorë dhe emërohen nga Këshilli i Gjykatës sipas rregullave të parashikuara në këtë ligj. Këshilltari ligjor jomagjistrat përfiton pagë të barabartë me “pagën bruto fillestare” të gjyqtarit të gjykatës së shkallës së pare, pa përfitimet e tjera financiare te parashikuara në ligjin nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Rritja e pagës dhe përfitimet e tjera të tyre si nëpunës civil gjyqësorë përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Por si është aktualisht ky nen?

Këshilltarët ligjorë jomagjistratë emërohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor sipas rregullave të 12 parashikuara në këtë ligj. Këshilltari ligjor që vjen nga radhët e juristëve përfiton pagë të barabartë me “pagën bruto fillestare” të gjyqtarit të gjykatës së shkallës së parë, pa përfitimet e tjera financiare, sipas referimeve të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy