Integrimi, Milo: Franca dhe BE-ja nuk mund të miratojnë politika specifika vetëm për Shqipërinë pa përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor (VIDEO)

Integrimi, Milo: Franca dhe BE-ja nuk mund të miratojnë politika specifika vetëm për Shqipërinë pa përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor (VIDEO)

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo tha në studion e lajmeve në MCN Tv se vizita e preasidentit francez Emmanuel Macron në Tiranë ishte një suskes dhe një mesazh i mirë në mbështetje të Shqipërisë dhe integrimit të saj.

Duke vijuar më tej, Milo theksoi se është rritur prezenca e ekonomike e Francës në Shqipëri dhe gjërat kanë ndryshuar dhe në aspektin politik, por qasja sa i përket integrimit nuk ka ndryshuar, përpos dëshirës së mirë.

Sipas Milos, Franca dhe BE nuk mund të miratojnë specifika vetëm për Shqipërinë pa përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kanë qenë çështje interesash, çështje tradite. Franca ka pasur më shumë interes, lidhje me Serbinë. Përgjithësisht fuqitë e mëdha të kohës nëse kanë marrëdhënie të posaçme me Serbinë nuk mund të kenë me Shqipërinë dhe me shqiptarët për shkak të antagonizmit që është krijuar. Franca që në Luftën e Parë Botërore ka mbështetur interesat e Serbisë në rajon dhe Shqipëria ka qenë më pak e njohur. Ajo ka dashur të shfrytëzojë Serbinë për të realizuar objektivat e saj. Kjo ka përcaktuar ecurinë e marrëdhënieve. Më vonë pas Luftës së Dytë Botërore pati një dëshirë franceze për të forcuar marrëdhëniet, është ndjerë në momente të caktuara kur Franca mbante qëndrime antiamerikane dhe pëlqente edhe të mbështeste qëndrime të pavarura qoftë dhe të Shqipërisë që ishte vend komunist.

Franca ka qenë mikpritëse për studimin e mjaft të rinjve shqiptarë pasi kështu ajo përhapte kulturën franceze dhe gjuhën dhe ka qenë e prirur që në këtë drejtim t’i thellonte marrëdhëniet. Ka operuar në planin kulturor në marrëdhënie me Shqipërinë.

Tani duket se ka një ndryshim, ose duket se ka. Është rritur prezenca e Francës në Shqipëri, jo vetëm në aspektin kulturor dhe arsimor. Por është rritur prezenca ekonomike e Francës në Shqipëri. 111 komopani franceze veprojnë në Shqipëri. Sot u nënshkruan dhe 4 marrëveshje, një ndër to për bashkëpunimin ekonomik. Ka një prezencë të shtuar. Dhe në aspektin politik ka një ndryshim, ndryshim që vjen nga fakti që Shqipëria është vend kandidat për anëtare në BE. Vjen dhe për faktin se Macron ka treguar dhe një farë interesi për Shqipërinë lidhur dhe me ndërtimin e  marrëdhënieve personale me Ramën.

Qëndrimi i Macron është në përputhje me qëndrimin gjerman sa i përket zgjerimit.

Është mirë kur Macron thotë që do të mbështesë integrimin, po ai theksoi ‘integrim sipas meritave, vetëm pasi të jenë plotësuar standardet’.

Nuk është se ka ndryshuar qasja e Francës në raport me Shqipërinë. Ka më shumë mirëkuptim, më shumë dëshirë për ta parë Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë të integruar, por nuk mundet që Franca dhe BE të miratojnë politika specifika vetëm për Shqipërinë pa përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vizita zyrtare e Macron në Tiranë ishte një sukses, një mesazh i mirë në mbështetje të Shqipërisë dhe integrimit të saj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy