Sunak: Në 4 korrik Britania e Madhe mban zgjedhjet

Sunak: Në 4 korrik Britania e Madhe mban zgjedhjet

Kryeministri britanik Rishi Sunak konfirmon se zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen më 4 korrik. Në fjalën e mbajtur lideri i konservatorëve tha se në 5 vitet e fundit Britania e Madhe është përballur me kohën më sfiduese që prej Luftës së Dytë Botërore.

Kryeministri përmendi pandeminë Covid-19 dhe luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, ngjarje që tha se ndikoi në faturat e energjisë së konsumatorëve. "Stabiliteti ekonomik është themeli i çdo suksesi," shton ai.

"Unë do t'ju dëshmoj se një qeveri konservatore e udhëhequr nga unë nuk do të rrezikojë stabilitetin tonë ekonomik," u shpreh ai.

Ai kritikon laburistët, duke thënë: "Unë nuk e di se çfarë ofrojnë ata”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy