Rama: Vjosa Osmani bën propagandë në Tiranë që të fitojë vota në Kosovë

Rama: Vjosa Osmani bën propagandë në Tiranë që të fitojë vota në Kosovë

Gjatë konferencës së sotme, kryeministri Rama ka folur edhe për marrëdhënien Shqipëri-Kosovë, duke reaguar ashpër ndaj deklaratave të Presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanit.  

Rama është shprehur se nuk ka asnjë problem me Kosovën, por se Kosova e ka problemin me veten.

Deklaratat e Vjosa Osmanit se mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të ketë tra, Rama i ka konsideruar si jo dashamirëse, pasi sipas tij  se ky tra nuk do të thotë se po vendoset kufi mes dy vendeve. 

"Vjosa Osmani bën proagandë në Tiranë që të fitojë vota në Kosovë" ka deklaruar kryeministri. 

“Unë mund të them që sigurisht objektivi ynë është zero probleme me fqinjët, por kjo nuk do të thotë fshehje e problemve, por zerim i problemeve.Në këtë rast nuk kemi probleme, asnjë problem me Kosovën, por Kosova ka probleme me veten. Prej disa kohësh në Kosovë, politika e brendshme është bërë e jashtme dhe anasjelltas, dhe kjo e ka rraskapitur Kosovën .

Është një problem që e shoh me shumë shqetësim, ia kam adresuar edhe udhëheqësve në Kosovë, pa dashur të rëndoj askënd. Është tipike ajo që ndodh më qasjen ndaj shengenit rajonal ku një nga shtyllat e politikës së jashtme që ka të bëj me politikën rajonale,është bërë si kalaja e Rozafës. Për mua është e pakonceptueshme, që kryeministri të firmosi vullnetin e Kosovës në Shtepinë e Bardhë dhe një Presidentja në detyrët të shfaqet në Shqipëri dhe të bëjë politikë me këtë shtyllë.Debati për traun, paraqitet trau si kufi. Kjo është të bësh politikë të brendshme më një cështje administrative të vendit fqinj. Të bësh propagandë në Tiranë që të fitosh vota në Kosovë, ai tra atje nuk është kufi, sikundër trau që do vihet në Milot –Fier nuk është kufi .” është shpehur Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy