
Një sondazh i ri, rezultatet të cilit u publikuan në CNN, zbulon se gjysma e qytetarëve rusë besojnë se do të ishte e drejtë që Moska të përdorte forcën ushtarake për të penguar Kievin që të bashkohet me NATO-n.
Një në çdo dy rusë, pra 50 për qind, thonë se do të ishte e drejtë, ndërsa vetëm një e katërta, 25 për qind, thonë se do të ishte e gabuar.
Pjesa tjetër, afro 25 për qind janë të pasigurt në përgjigjen e tyre, thuhet në sondazh.
Sondazhi zbuloi gjithashtu se shumica e rusëve mendojnë se do të ishte e gabuar përdorimi i forcës ushtarake për të ribashkuar Rusinë dhe Ukrainën. Afro 43 për qind e rusëve thanë se përdorimi i ushtrisë kundër Ukrainës do të ishte gabim, ndërsa 36 për qind thanë se do të ishte gjëja e drejtë.
Pjesa tjetër e të pyeturve nuk specifikuan nëse do të ishte e drejtë apo e gabuar.



