Angelina Mango fiton Sanremo-n

Angelina Mango fiton Sanremo-n

Angelina Mango me këngën “Mërzia” është vlerësuar si më e mira në festivalin e “Sanremos” këtë vit.

22-vjeçarja ka marrë 40.3 për qind të totalit të votave me këngën e shkruar së bashku me Madame.

Kënga u votua në tre mënyrat: Televotim, Press Room dhe juria e radios.

Tepër e gëzuar, artistja falenderoi këdo që e ka mbështetur në këtë rrugëtim.

"Falënderime të përzemërta për orkestrën, për ty, për Gio, për Fiorello, , për ekipin tim, për Martën, për nënën time, për Phil, Antonio, familjen time që është këtu sonte. Faleminderit që erdhët”, u shpreh Mango.

22-vjeçarja, vajza e të mirënjohurit Pino Mango, solli të gjallë kujtimin e të atit për publikun, ndërsa interpetoi gjatë spektaklit këngën e tij “La rondine”.

Kanë kaluar 10 vjet që kur një grua fitoi festivalin e Sanremos. Suksesi i fundit i një gruaje daton në vitin 2014, kur Arisa fitoi me këngën “Controvento”.

Në finalen e këtij edicioni të 74-të të festivalit të Sanremos, Geolier u rendit i dyti, ndërsa e treta ishte Annalisa me këngën “Sinqerisht”.

Pesë vendet e para të festivalit janë të gjithë artistë që përfaqësojnë gjeneratat e reja të muzikës dhe që ndjekin tendencat e tregut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy