Rama, Borell: Në të njëjtën linjë me BE për Ukrainën. Mos na lini jashtë mbështetjes për krizën energjetike

Rama, Borell: Në të njëjtën linjë me BE për Ukrainën. Mos na lini jashtë mbështetjes për krizën energjetike

Në konferencën e përbashkët për mediat me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Zv.presidentin e Komisionit Europian, Josep Borrell, Kryeministri Edi Rama u ndal tek pasojat e luftës në Ukrainë.

Sipas tij, lufta është pasqyruar kryesisht me rritjen e çmimeve.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se u diskutua roli i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe qëndrimi i Shqipërisë në të njëjtën linjë me Bashkimin Europian, në raport me Rusinë dhe Ukrainën.

Rama tha gjithashtu se u diskutua ecuria e mëtejshme e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe konkretisht e procesit për hapjen formale të bisedimeve për anëtarësim.

Lidhur me çështjen e çeljes së bisedimeve, Rama deklaroi se qëndron aty ku ka qenë se kjo është një çështje e Këshillit Europian dhe e Bashkimit Europian.

Komisioni Europian në mënyrë të përsëritur e ka thënë se Shqipëria duhet të ulet në tryezë për bisedim, por nuk e ka bërë për shkak të bllokimit të Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria. Këtë nuk e kemi në dorë, jemi gati të ulemi sapo të hapet drita jeshile. Do të bëjmë punën, njëlloj si të ishin hapur bisedimet. Sa më parë ta bëjnë, është në nderin e tyre, sepse po kalon shumë kohë që nuk po mbajnë premtimet. Të gjitha vendet janë gati që të hapin bisedimet, por është çështje bllokimi mes dy vendeve të tjera, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Kryeministri shtoi se presidenca franceze mund ta bëjë këtë në qershor, por tha se edhe nëse nuk e bën, Shqipëria këtu është prapë dhe do të presin, por jo për të ndaluar në bërjen e punëve që na afrojnë gjithnjë e më shumë me standardet e BE.

Lidhur me situatën e luftës në Ukrainë, Rama deklaroi se Shqipëria ka zgjedhur këtë pozicion, si pozicionin e vetë natyral dhe jo se na e ka kërkuar njeri në Bruksel, Berlin, Paris, apo qoftë dhe në Uashington.

Ne jemi anëtarë krenarë të një aleance të madhe siç është NATO dhe jemi po ashtu europianë krenarë për qenien tonë europiane dhe shqiptarë që shohim nga Europa, derën e së ardhmes sonë. Në Ukrainë, luhet fati i botës dhe qëndrimi ynë nuk është parimor, por jetësor, ekzistencial në raport me fëmijët tanë dhe me këtë atdhe që e kemi trashëgim nga të parët tanë dhe ku jemi thjeshtë kalimtarë.

Rama deklaroi se diskutoi me përfaqësuesin e lartë të BE, që nëse do të ketë një plan për të mbështetur vendet qoftë për përballimin e krizës energjetike, që është pjesa më e rëndë e krizës, apo pasojat e tjera të luftës, të mos e lënë Ballkanin Perëndimor jashtë, “siç bënë kur u shpërndanë vaksinat”.

Po ashtu Kryeministri kërkoi që të nxitohet projekti i korridorit të tetë, për të cilin tha se tanimë në këto kushte të reja bëhet edhe më strategjik në aspektin e një situate sigurie.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy