Nga një operacion masiv i Policisë së Vlorë, me kontrolle nga toka dhe ajri, u bllokuan 1.5 kuintal hashash dhe dy gomone. Deri më tani, policia shoqëroi 4 persona, ndërsa po vijojnë hetimet për të identifikuar të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.



