“Gumball 3000” është një nga garat më ekstravagante e makinave në botë, një garë e makinave për të famshëm dhe të pasurit që gjithashtu mbledh para për bamirësi.

E themeluar nga biznesmeni britanik dhe ish-piloti garave me makina Maximillion Cooper, ngjarja ndan emrin e saj me "The Gumball Rally", emrin e një filmi komedi të vitit 1976 ku flitej për një garë të paligjshme në SHBA nga bregdeti në bregdet. Evenimenti është pritur nga mbi 50 vende në të gjithë botën, duke prekur vendndodhje të ndryshme si Nju Jorku, Ibiza, Bukureshti, Mykonosi, Stambolli, Shangai dhe Osaka.

Gara u mbajt në vitin 1999, duke filluar nga Londra, dhe u ndoq nga të famshëm, duke përfshirë modelen Kate Moss dhe këngëtaren Kylie Minogue.

"Ishte një ëndërr në atë kohë," thotë Cooper, i cili ishte në gjendje të shfrytëzonte kontaktet e tij të profilit të lartë si nga bota e modës ashtu edhe nga bota e garave, dhe në vitet pasuese të tërhiqte pilotët e F1, Lewis Hamilton, aktorët David Hasselhoff dhe Matthew McConaughey, këngëtarët Xzibit dhe Usher dhe legjenda e skateboarding Tony Hawk.
Për edicionin e 23-të, ngjarja zbarkoi në Dubai, hera e parë në Lindjen e Mesme.

"Ne kemi folur për këtë ndoshta për dekadën e fundit," thotë Cooper. "Rajoni po hapet, duke mirëpritur shumë ngjarje të ndryshme sportive, muzikore dhe kulturore dhe është mirë të jesh pjesë e kësaj."
Makinat, duke përfshirë Lamborghinis, Ferrari dhe një Bugatti Divo -- u nisën nga Burj Park, me flamurin e fillimit të valëvitur nga gruaja e Cooper, reperja fituese e Grammy, Eve.

Itinerari do t'i çojë shoferët përmes Omanit, përpara se të kthehen në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke përfunduar më 18 nëntor në kohë për fundjavën e garës së Formula 1 në Abu Dhabi.
Drejtuesit mbledhin para për Fondacionin Gumball 3000, i cili i shpërndan ato në projekte që u japin të rinjve të cilët s’kanë mundësi më të mëdha arsimore dhe rekreative.

"Të çosh njerëz të pasur, me ndikim, të udhëtuar mirë në vende të reja është e mrekullueshme," thotë ai.
Midis shoferëve janë YouTuber-i britanik Yung Filly dhe reperi marokeno-amerikan French Montana, i cili performoi në festën e nisjes më 12 nëntor dhe do të performojë përsëri më 19 nëntor, pasi të përfundojë gara.




