Në ditën e dytë të panairit “Klik Expo Group”, i filluar në datë 6 dhe që do të zgjasë deri në 9 dhjetor në Tiranë ku ndodhen rreth 200 biznese në vende të ndryshme të botës, pati një moment vlerësimi.
Kreu i “Klik Expo Group”, Luan Muhametaj, i dorëzoi medaljen e artë të shqiponjës zv.presidenti i Dhomës Tregtare të Stambollit, Mehmet Develioglu.
Duke folur në një lidhje gjatë MCN Live, ai e cilësoi si nder të madh për të dhe Dhomën Kombëtare të Tregtisë së Stambollit dhe se marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Turqinë vijnë duke u forcuar.
Dëshirojmë që një pjesëmarrje të tillë ta thellojmë akoma më shumë në të ardhmen, në zhvillimin ekonomik dhe tregtar.
Ta çojmë përpara në të ardhmen këtë vëllazëri dhe miqësi mes nesh.
Edhe unë dua t’i bëj dhuratë një filxhan kafe zotit Muhametaj, pasi ne kemi një shprehje “Një filxhan kafe, të sjell 40 vjet kujtime”, për miqësinë tonë që do të vazhdojë gjatë.
Nga ana e tij, Muhametaj tha se medalja e dhënë ndaj Develioglu, përfaqëson shqiponjën që kemi në flamur dhe është e larë në ar.
Respektojmë ngjyrat e flamurit dhe një partner të rëndësishëm siç është Turqia. Turqia ka disa vjet që është në qendër të vëmendjes.
Gjithçka është e lidhur me traditën dhe zakonet.
Kemi biseduar që të kemi një të ardhme më të mirë për të krijuar një sinergji pozitive ndaj njeri tjetrit që të jemi në ndihmë të bizneseve nga vendet tona.
Në të ardhmen bashkëpunimi do jetë më i fortë, më i ngrohtë dhe më konkret.



