Një operacion i policisë italiane çoi në pranga katër persona të cilët furnizonin me heroinë dhe kokainë përdoruesit e San Severos. Mes të arrestuarve është edhe 43-vjeçari shqiptar Tafil Lecini.
Sipas mediave italiane, kreu i grupit ishte Luigi De Cesare, 40 vjeç, banor i zonës, ndërsa në pranga kanë përfunduar Giovanni Fattibene, 38 vjeç, dhe Tafil Lecini, 43 vjeç, shqiptar.
Grupi siguronte 60 mijë euro fitime në javë falë shitjes së heroinës dhe kokainës në sheshet e qytetit.
Policia i ka cilësuar të arrestuarit “tregtarët e vdekjes”, pasi hetimi e mori shtysën nga vetëvrasja e një 34-vjeçari të varur nga droga, i cili para se të varte veten, kishte telefonuar njërin prej shpërndarësve të arrestuar.



