Eleni Foureira do të martohet! Historia e dashurisë me futbollistin spanjoll

Eleni Foureira do të martohet! Historia e dashurisë me futbollistin spanjoll

Nuk ka postuar asnjë foto në çift dhe nuk ka bërë asnjë dedikim, por këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, së shpejti do të martohet.

Lajmi publikohet nga media greke ‘MEGA’, ku u tha se Eleni është në një lidhje me futbollistin spanjoll, Alberto Botia. Ky i fundit i ka propozuar për martesë, por nuk dihen të tjera detaje, veç përgjigjes pozitive.

“Në një moment në revistën ‘Hello’ ne kishim disa fotografi të Eleni që ishte me Alberton dhe kishim shumë kohë që ishin bashkë. Ata patën një shkëputje për shkak të largësisë, por i dhanë njëri-tjetrit një shans të dytë, se kur dy njerëz duan të jenë së bashku, mendoj se pengesat dhe distanca mund t’i kapërcejnë të gjitha. E kuptuam kur bisedonim me burime pranë Elenit, se donte ta merrte me shumë seriozitet. Ky burrë arriti t’i provojë asaj pavarësisht nga distanca se ai është gjithmonë pranë saj në të mirë dhe në të keqe. Ai hoqi dorë nga gjithçka dhe erdhi nga Arabia Saudite dhe padyshim që i dha mundësinë e dytë që përfundoi me propozimin për martesë”, tha gazetarja greke, Marena Kardigiannopoulou.

Botia, 31 vjeç, është mbrojtës qendror për klubin e Arabisë Saudite, Al Wehda Club. Eleni, e cila ka një diferencë prej tre vitesh më i madh se futbollisti, është në një lidhje me të nga dhjetori i 2016-s. Fotot e tyre të vetmet bashkë janë kapur nga paparacët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy