Nunaj: Remitancat kanë ardhur në rritje, janë shtuar emigrantët që investojnë në Shqipëri

Nunaj: Remitancat kanë ardhur në rritje, janë shtuar emigrantët që investojnë në Shqipëri

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj thotë se nga viti në vit remitancat janë rritur në Shqipëri dhe se kjo gjë tregohet edhe nga të dhënat e Bankës Botërore.

Ajo deklaroi se dërgesa të tilla lidhen me nivelin e varfër të ekonomive individuale dhe familjare të vendeve të origjinës nga vijnë emigrantët dhe se këtu hyn dhe Shqipëria.

Duke folur për “MCN Economy”, Nunaj shtoi se remitancat kanë ardhur duke u rritur vitet e fundit, tani po afrohemi në një vlerë prej 1 miliardë euro si dhe nënvizoi shtimin e investimeve të emigrantëve.

Në një dekadë në Shqipëri kanë sjellë aq para sa është buxheti i Shqipërisë. Tregon edhe trendin rritës që jemi brenda parashikimeve, për sa kohë që Shqipëria vazhdon të jetë vend në zhvillim.

Karakteristikë e remitancave është se të ardhurat transferohen në vendet e varfra apo në zhvillim si Shqipëria.

Gjithmonë e më tepër emigrantët shqiptarë po investojnë në Shqipëri.

Investimet e emigrantëve shqiptarë kryesisht në pasuri të paluajtshme, lidhet drejtpërdrejtë me këta individë që kanë rritur të ardhurat e tyre në vendet rezidente dhe investojnë në Shqipëri.

Tashmë shikohen këto të ardhura dhe si investime, jo vetëm për të ndihmuar familjen.

Megjithatë kemi ende një ekonomi të dobët për individët me të ardhura të kufizuara. Në pesë vitet e ardhshme do të kemi të njëjtin nivel remitancash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy