Pas Mirit, 9 gjyqtarë e prokurorë të tjerë nën hetim për fshehje pasurie

Pas Mirit, 9 gjyqtarë e prokurorë të tjerë nën hetim për fshehje pasurie

Nëntë gjyqtarë të tjerë janë nën hetim për fshehje pasurie nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Pas arrestimit të gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri, një dokument i siguruar nga Report TV thekson se hetimet janë të shtrira në 9 mujorin e parë të vitit 2017, ndërsa të dhënat janë siguruar nga një raport sekret i prokurorisë.

Organi i akuzës nuk bën të ditur emrat e gjyqtarëve për arsye hetimi.

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Shkëlqim Miri, u arrestua mbrëmjen e së enjtes pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan rreth 34 milionë lekë, ndërsa akuzohet se i ka marrë ryshfet 20 mijë euro Gentian Dodës për t’i ndryshuar akuzën nga vrasje në plagosje.
Doda ishte akuzuar për dy vrasje në 1997, ndërsa u dënua më 20 vite burg. Ai u arratis në SHBA, por u kap dhe në 2012 u ekstradua në Shqipëri. Procesi gjyqësor ndaj tij kaloi në të gjitha hallkat, por në Apel gjyqtari Miri i ndryshoi akuzën duke e liruar nga burgu, ndërsa vetë përfundoi në qeli. 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy