
“Për mua SPAK ka dështuar, por ideja e SPAK jo”. Kështu u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “Arnautistan” në MCN TV juristi Romeo Kara. Sipas tij SPAK ka përkrahje shumë të fortë dhe nëse do të hetojë çështje askush nuk mund ti kërcënojë të mos e bëjnë. Kara gjithashtu u shpreh se ka çuar në SPAK disa çështje të cilat ia kanë mbyllur.
“Për mua SPAK ka dështuar, por ideja e SPAK jo. SPAK duhet të kishte bërë shumë. Ata kanë përkrahje shumë të fortë dhe mund të punojnë po të duan sepse askush nuk guxon ti kërcënojë. Unë kam qenë në të tjera kushte dhe kam prekur çështje që ata as nuk i janë afruar. Unë kam çuar çështje në SPAK dhe i kanë mbyllur. SPAK pret urdhër politik a nuk e di çfarë pret. SPAk ende s’ka gjet dinjitetin e tij. SPAK do vihet në lëvizje kur të hetohen disa për shkarkim detyre”, tha Kara.



