DAP rikthen në punë Sekretaren e Përgjithshme të MD, reagon ministri teknik i PD-së

DAP rikthen në punë Sekretaren e Përgjithshme të MD, reagon ministri teknik i PD-së

Përplasje mes dy institucioneve për Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë.

Një ditë më parë ministri teknik i Drejtësisë, nga radhët e PD-së, Gazment Bardhi pezulloi nga detyra Sekretaren e Përgjithshme të këtij institucioni, Juliana Hoxhën, por sot Departamenti i Administratës Publike e rikthen në detyrë.

Sipas DAP, urdhri i ministrit për të pezulluar Sekretaren e Përgjithshme është tejkalim i kompetencave të ministrit të Drejtësisë, Gazment Bardhi.

Në urdhrin e ministrit sqarohej shkak për pezullimin ishte bërë pjesëmarrja si kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 qershorit. Juliana Hoxha mësohet se kandidon me Partinë Socialiste dhe është e 24-ta në listën e deputetëve në qarkun e Tiranës.

Edhe pse zonja në fjalë i është drejtuar KQZ-së me një shkresë ku kërkonte të tërhiqej nga gara, ky institucion nuk ia ka aprovuar dhe heqja dorë nga kandidimi nuk ka efekt, sqarohej në urdhrin e Bardhit.

Ndërkohë që ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi i cili ka thënë se urdhri për shkarkimin e Hoxhës është në fuqi. “Juliana Hoxha vijon e pezulluar. DAP nuk ka autoritet për të verifikuar urdhrat”, ka thënë ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy