
Dashi
Në dashuri sot dhe nesër Hëna është e favorshme, emocione të bukura po vijnë! Në punë, nga ana tjetër, kushtojini vëmendje shpenzimeve të tepërta.
Demi
Në dashuri sot do të keni mundësi të bëni disa njohje të mira, shikoni përreth! Nga ana tjetër, në punë Mërkuri këshillon t’i kushtoni më shumë vëmendje shpenzimeve.
Binjakët
Në dashuri, nëse diçka nuk shkon, përpiquni të mos ushqeni polemika të panevojshme. Në punë duhet më shumë kujdes këto ditë.
Gaforrja
Në dashuri, nëse ka diçka që nuk shkon, merrni kohën tuaj dhe mos krijoni polemika të panevojshme. Në punë, megjithatë, jo të gjithë janë në anën tuaj, duhet kujdes.
Luani
Në dashuri yjet ju ftojnë të jeni të kujdesshëm, ndonjëherë fjalët tuaja mund të jenë shumë të mprehta. Megjithatë në punë përgjigjet që prisni do të vijnë së shpejti.
Virgjëresha
Hëna e favorshme sot dhe nesër, u jep zemrave të vetmuara më shumë mundësi për të gjetur partnerët e jetës. Në punë ju urreni të mërziteni dhe së fundmi keni arsye për të qeshur, qoftë me shefat, qoftë me kolegët tuaj.
Peshorja
Në dashuri ruani qetësinë dhe kërkoni një dialog me partnerin. Në punë, nga ana tjetër, kënaqësitë janë rrugës, angazhimi dhe mundi juaj do të shpërblehen.
Akrepi
Nëse keni një person në zemrën tuaj, kjo është dita më e mirë për të planifikuar diçka të bukur së bashku. Në punë kjo pjesë e muajit është interesante, projekte të reja janë të favorizuara.
Shigjetari
Në dashuri, dita premton mirë, përfitoni! Nga ana tjetër, në punë, lajme të vlefshme janë rrugës për të ardhmen.
Bricjapi
Ditë e dobishme për ndjenjat, mos shtyni asgjë për fundjavë! Në punë, nga ana tjetër, nëse keni biznesin tuaj, do të keni mundësi të merrni një kënaqësi më të madhe.
Ujori
Në dashuri ka një optimizëm të bukur që rritet, sot Hëna nuk është më kundër. Në punë shumë shpejt do të vijnë telefonata të rëndësishme.
Peshqit
Sot në dashuri jeni pak të acaruar, bëni kujdes të mos nxirrni problemet e së shkuarës. Në punë është një periudhë plot tension, ka shumë gjëra për të organizuar në funksion të pranverës.



