Netanyahu e krahason sulmin e Hamasit me Holokaustin

Netanyahu e krahason sulmin e Hamasit me Holokaustin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke folur së bashku me Presidentin francez Emmanuel Macron, e krahason sulmin e Hamasit të 7 tetorit me Holokaustin, teksa liston mizoritë, “Hamasi theri, Hamas preu koka, Hamasi dogji foshnja të gjalla, Hamasi përdhunoi, Hamasi rrëmbeu pengje.”

Ashtu si në Luftën e Dytë Botërore, kur francezët mbështetën rezistencën antinaziste, sot komuniteti ndërkombëtar po bashkohet në mbështetje të Izraelit.

Barbarizmi i Hamasit kërcënon hebrenjtë, kërcënon Lindjen e Mesme, kërcënon Evropën, kërcënon botën.

Netanyahu e quan Gazën “një enklavë të ISIS”.

Ne po bëjmë gjithçka që duhet të bëjmë për të shkatërruar Hamasin në Gaza.

Ne do të çmontojmë makinën e saj të terrorit, do të çmontojmë strukturën e saj politike.

Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të liruar pengjet tanë. Dhe ne do të bëjmë çdo përpjekje për t’i mbajtur civilët palestinezë jashtë rrezikut.

Hamasi duhet të shkatërrohet, ky është qëllimi kryesor i luftës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy