Izolimi në disa qytete në Europë ka sjell një rënie të konsiderueshme të ndotjes. Agjensia Europiane e hapësirës ka deklaruar se në disa qytete nivelet e dioksidit të azotit janë përgjysmuar.
Përmirësimi i cilësisë së ajrit është veçanërisht i dukshëm në Itali, Spanjë dhe Francë, ku bllokimi vazhdon prej disa javësh. .
Në Paris nga 13 Prilli deri në 13 Mars pati një rënie të nivelit të dioksidit prej 54% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në Milano, Romë dhe Madrid rreth 45%.



