Rama: Prodhimi i vaksinave i ulët, por do të nisim vaksinimin në dy muajt e parë të 2021

Rama: Prodhimi i vaksinave i ulët, por do të nisim vaksinimin në dy muajt e parë të 2021

Kryeministri Edi Rama ka brëë të ditur se ka zhvilluar një takim me Albert Burla, drejtorin e kompanisë e Pfeizer, në Nju Jork  për të diskutuar për sigurimin e vaksinës anti-covid për shqiptarët.

Edi Rama tha se prodhimi i vaksinave është ende i ulët, por negociatat janë intensive me disa kompani farmaceutike. Krahas fotos me Burlan, Rama shton se ambicia është që vendi ynë të mos mbetet mbrapa dhe që brenda dy muajve të parë të vitit 2021 të nisë vaksinimi.

“Takimi pozitiv me bosin e Pfeizer, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork, përmbylli komunikimet tona të kësaj vizite kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë, një sfidë e jashtëzakonshme në kushtet e një kërkese globale marramendëse. Prodhimi është ende shumë më i ulët se sa kërkesa botërore! Por ambicia jonë është mos mbetemi mbrapa në radhën e stërgjatë të shteteve që kërkojnë vaksinën! Përveç kanalit të sapohapur për vaksinën Pfeizer do hapim në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca. Ambicia jonë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin! Duket e pamundur po ne do t’ia dalim, pavarësisht vështirësisë së skajshme në këtë situatë për të gjithë, ku sidoqoftë vendet më të vogla e me të ardhura më të ulëta janë dhe më të dizavantazhuarat!”- shkruan Rama.

Disa ditë më parë Edi Rama u nis për një vizitë në SHBA, për të negociuar kokë më kokë për sigurimin e vaksinës për Shqipërinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy