Hoxha: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së kryeministrit

Hoxha: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së kryeministrit

Gazetari Artan Hoxha tha në MCN Live se shefi i Gardës së Republikës, Ermal Ozuni, mund të ketë dhënë dorëheqjen nga detyra pas përplasjes me shefin e eskortës së kryeministrit Rama. Hoxha tha se shefi i grupit të shoqërimit të kreut të qeverisë di të gjitha lëvizjet e kryeministrit dhe nuk ka lëvizur nga detyra qëkur Rama ishte në opozitë. 

Drejtuesi i Gardës që dha dorëheqjen ishte i ri. Garda vazhdimisht sulmohet nga opozita kur ka protesta të forta. Pse është dhënë dorëheqja? Rezulton që ka pasur një përplasje mes ish-drejtuesit të Gardës dhe shefit të grupit të shoqërimit të kryeministrit, që është i palëvizshëm që nga koha kur kryeministri ka qenë në opozitë. 

Pozita që ai ka është e fortë, është njeri i besuar i kryeministrit, që di çdo gjë të kryeministrit, di rutinën dhe lëvizjet e tij. Si ka ndodhur përplasja, ende s’e dimë qartësisht, por është një motiv i besueshëm pse mund të ketë ardhur dorëheqja. Shefi i eskortës së kryeministrit është i palëvizshëm. Mund të ketë perceptuar rreziqet e kryeministrit. 

Ai mban kontakte me shërbimet e tjera të Shqipërisë, si SHISH. Kemi një problematikë me Gardën e Republikës. Meqenëse pagesat janë nga më të ulëtat, ata që shkojnë në Gardë, edhe pse mund ta kenë pasion në fillim, e shohin që puna, sakrifica dhe pagesat kanë një mospërputhje. Një pjesë e tyre detyrohen të bëjnë edhe punë të dytë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy