Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar sot se në operacionin e shkatërrimit të infrastrukturës dixhitale në Shqipëri, janë përfshirë hakera të qeverisë, hakera rusë dhe serbë.
Denoncimi i kryedemokratit u bë gjatë një konference për mediat të mbajtur sot.
Ndër të tjera, Berisha deklaroi:
Dua të informoj shqiptarët me përgjegjësi të plotë, nga burime të trefishta, se në operacionin e shkatërrimit të infrastrukturës dixhitale në Shqipëri, janë përveç të tjerash edhe hakera të qeverisë, hakera rusë dhe serbë.Kjo është një e vërtetë e konfirmuar për opozitën nga burime shumë serioze. E thashë këtë jo për të ekzoneruar rolin e një fuqie armike sicc është Irani, por për t’u thënë të vërtetën shqiptarëve, që ia fsheh Edi Rama dhe klika e tij. Shqiptarët janë dëshmitarë se hakerimi masiv i të dhënave dixhitale personale filloi me dorëzimin e këtyre të dhënave te patronazhistët, vazhdoi me dorëzimin e targave, e letërnjoftimeve“.
Berisha tha se kryeministri Edi Rama ka qenë dhe është nën hetim ndërkombëtar
"Unë mund t’ju deklaroj se personalisht Edi Rama, është sipas të gjitha indicieve, ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar".



