3% e pallateve për banesa sociale, ndërtuesit: Do e çojmë në Kushtetuese (VIDEO)

3% e pallateve për banesa sociale, ndërtuesit: Do e çojmë në Kushtetuese (VIDEO)

 

Shoqata e Ndërtuesve e kundërshton ligjin, i cili i detyron që duke filluar nga viti i ardhshëm, 3% të apartamenteve të ndërtesave të reja t’i jepen bashkisë si fond për banesa sociale. Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Arben Dervishi, deklaroi se shumë shpejt do ta ankimojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese.

“Për ne që në vitin 2018, kur ligji është miratuar, e kemi quajtur ligj antikushtetues. Shoqata duke e quajtur këtë taksë antikushtetuese, i ka kërkuar një studioje juridike të na përgatisë materialin dhe së shpejti do t’ia dërgojmë në Gjykatës Kushtetuese për ta hedhur poshtë këtë ligj”, thotë Dervishi.

Dervishi ankohet për aplikim të taksave shumë të larta në Shqipëri  për sektorin e ndërtuesve dhe shton se taksa e radhës, që deklaroi një ditë më parë kryebashkiaku Veliaj, do të japë dy efekte negative në treg.

“Do të sjellë një rritje të mëtejshme të çmimit të apartamenteve në treg, që në këto momente është goxha i rritur, kjo si rezultat i efekteve të tjera. Vendosja e 3 përqindëshit do ta rrisë vlerën e apartamenteve. Kjo do të ndikojë ndoshta në një krizë të sistemit, pra të krijimit të një stoku të ri, ashtu siç ndodhi në vitet 2020-2011, kur pati një stok goxha të madh”, shprehet Dervishi.

Nga ana tjetër, Dervishi deklaron se taksat që paguajnë ndërtuesit, nuk u kthehen në shërbime.

“Normalisht, ne përveçse e paguajmë këtë taksë, e cila duhet të na garantonte që infrastruktura në objektin tonë të vinte aty, ne detyrohemi t’i bëjmë vetë shumicën, kabinën elektrike më vete, sistemin e ujësjellësit ta bëjmë vetë, sistemin e kanalizimeve ta bëjmë vetë. Në vende të botës, vende të zhvilluara, mund të ketë si këto taksa, por ata nuk bëjnë asnjë gjë për infrastrukturën”, thotë ai.

Ndryshe nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Arben Dervishi në intervistën e dhënë për Tema TV shprehet se në Tiranë vërtet shpërngulen çdo vit 25 mijë vetë, por jo të gjithë janë blerës potencialë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy