Rritja e çmimeve, Kristuli: Nisja e luftës në Ukrainë na gjeti në krizë! Bordet janë pjesa më e papranueshme

Rritja e çmimeve, Kristuli: Nisja e luftës në Ukrainë na gjeti në krizë! Bordet janë pjesa më e papranueshme

Kreu i Unionit Tregtar Agro Ushqimor, Theodhor Kristuli tha ditën e sotme në emisionin “MCN Economy” se kriza e çmimeve që solli lufta në Ukraina,  e gjeti Shqipërinë të dërrmuar pasi këtu kriza e çmimeve kishte nisur disa kohë më parë, që në vitin 2019.

Ka dy elementë, dy periudha të rritjes së çmimit, periudha e parë fillon në 2019 kur prodhimet e grurit, miellit patën rritje. Ne na kapi pjesa e luftës gropë, na kapi në krizë, ishim në krizë. Mielli, gruri u rritën pa nisur lufta.

Pjesë më e madhe e fuqisë punëtore u largua. Ajo që mbetët këtu ka tendencë për çmime më të larta dhe me standarde me të ulëta. Ka një sistem domino. Para luftës u rrit edhe energjia. Përveç furrave të bukës të gjitha të tjerët janë më lartë. Ne na gjeti situata e 24 shkurtit të dërrmuar.

Që nga janari i këtij viti ka hyrë në fuqi ato çmime energjia që çojnë në rritje të kostos.

Vjen malli në doganë, ne kemi një sistem taksimi me përqindje. Karburantet kanë problemet e veta. Nuk ka konkurrencë të rregullt.

Për sa i përket çmimit të energjisë, Kristuli tha se nga janari e më tej bizneset po paguajnë fatura të kripura. Kristuli shtoi më tej se Shoqata është në bashkëbisedime me MIE për panelet fotovolkaike.

Biznesi e ka ndjerë, nga janari  këtej janë fatura të kripura për bizneset. Një fabrikë mielli nëse paguante 30 mijë dollarë në muaj korrent, tani do paguaj 1 milion dollarë në vit. E njëjta situata për gjitha llojet e industrive. Janë nisur me fishe. Jemi në bashkëbisedime me MIE për panelet fotvolkaike të cilat kanë qenë në një koeficent 500 kë dhe industrive kryesore kjo nuk i dl. Kemi bërë kërkesat tona e nuk janë miratuar. Italia të jep 32% të investimit, grant. Nuk është ndryshuar ligji dhe kemi kërkuar të shkojë 1 mijë megavat që ajo fabrikë të përballojë me forcat e veta fuqinë kryesore të energjisë. Ne jemi vendi që kemi burime shumë të mëdha të energjisë. Ku është transparenca, sa është shitur.

Pse kryeministri thau kaskadat në prill. Unë mund të mendoj se ka dhe korrupsion se s’ka mundësi të shkojë kaskada në fund. Janë shumë probleme që na thuhen por asgjë nuk thuhet sa është prodhuar, sa është niveli. Idea është që nuk ka transparencë, kur shikoj që paratë shkoj në PPP dhe nuk investohet dhe kaskada shkon zero përpara se të më kërkosh mua si popull e të më vesh fasha duhet të më japësh transparencë.

Kristuli tha bordet e çmimeve janë pjesa më e papranueshme në ekonominë që ndodhemi aktualisht.

Bordet janë pjesa më e papranueshme në ekonominë që jemi.  Ka disa pika në vend që  gazin e naftën e kanë më lirë, se e rregullon ekonomia e tregut dhe jo 2 oligarkë, ose njerëz të mirë. Nuk mund ta vërë çmimin ai që ka konflikt interesi.

Kush janë personat që i vendosin çmimet e naftës? Çmimin e  vendos tregu. T’i ke autoritetin e konkurrencës që të bëjë punën e vet.  

Kur më i madhi vendos çmimin çfarë ndodh me të voglin. Po sikur i madhi të vendosë një çmim që to çojç tjerët në faliment.

Pse të jetë situatë monopol në prag të krizës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy