Franca e Deschamps është rikthyer te fitoret duke reflektuar menjëherë pas humbjes në miqësore kundër Finlandës në Paris. Kampionët e Botës për llogari të Ligës së Kombeve kanë mundur 0-1 Portugalinë, përfaqësuesen kampione Europe.
Golin vendimtar për ‘gjelat’ e realizoi Kante në pjesën e dytë, ekzaktësisht në minutën e 53.
Ndërkohë fitore ka marrë edhe Gjermania, e cila ka ka mposhtur 3-1 Ukrainën. Miqtë kaluan të parët në avantazh, por ‘panzerat’ përmbysën me Sane dhe ‘dopietën’ e Werner.
Ndryshe nga Franca dhe Gjermania, Spanja ka barazuar 1-1 me Zvicrën. Për t’u veçuar në këtë takim ishin edhe dy penalltitë e humbura nga Sergio Ramos. Ndërkohë zhgënjimi ka rezultuar Kroacia, nënkampionia e botës, e cila është mposhtur 2-1 nga Suedia.



