Meksikë, vritet kryebashkiakja e Cotija

Meksikë, vritet kryebashkiakja e Cotija

Kryebashkiakja e një qyteti perëndimor të Meksikës është vrarë, vetëm 24 orë pas zgjedhjes së presidentes së parë femër Claudia Sheinbaum.

Lajmi raportohet nga autoritetet lokale.

Qeveria e shtetit meksikan të Michoacan dënoi vrasjen e presidentes komunale të Cotija, Yolanda Sanchez Figueroa.

Sanchez, e cila u zgjodh kryetare bashkie në zgjedhjet e vitit 2021, u qëllua për vdekje në një rrugë publike.

Politikania ishte rrëmbyer më parë në shtator të vitit të kaluar, ndërsa po dilte nga një qendër tregtare në qytetin e Guadalajara në shtetin e Jalisco, fqinj me Michoacan.

Tre ditë më vonë qeveria federale tha se ajo ishte gjetur e gjallë.

Drupal Ad

Sipas raportimeve të mediave lokale në atë kohë, rrëmbyesit i përkisnin kartelit të fuqishëm Jalisco.

Michoacan është i njohur për destinacionet e tij turistike dhe industrinë e lulëzuar të agro-eksportit, por është gjithashtu një nga shtetet më të dhunshme në vend për shkak të pranisë së bandave të zhvatjes dhe trafikut të drogës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy