Një person ka mbetur i vrarë në Fier, si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri.
Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi Elton Javori, 41 vjeç, banues në Fier.
Shërbimet e policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.
Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.
Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Viktima ka qenë i vetëm në makinë dhe momenti i vrasjes është filmuar qartë nga kamerat e banesave.
Njëra prej tyre e cila ndodhet tre metër larg vendit të krimit ka kapur të gjithë skenën, por tashmë në bazë të saj policia do të identifikojë autorët të cilët janë dy persona.
Njëri prej të dyshuarve i shpallur në kërkim është identifikuar si Agim Gashi 35 vjeç.



