
Analisti Enton Abilekaj, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV ka folur për vrasjen e 22-vjeçares Joy Aoko në gusht 2022. Ai tha se ngjarja e rëndë është shoqëruar me një akt kriminal nga policia, e cila e mbylli çështjen në nëntor. Sias tij, policia duhet të hetohet, sepse ka fshehur dhe tjetërsuar ngjarjen e rëndë.
Kemi të bëjmë me një akt, që përveç krimit që është bërë, është shoqëruar me akt kriminal nga polica. Njoftimi i policisë ka qenë i tillë që vëmendja e medias të mos tërhiqej. Ajo ka qenë në gjendje kome dhe ata thonin “dyshuar për vetëvrasje”. Ngjarja është rikthyer në shtator dhe në nëntor, kur u bë e madhe dhe filloi të fliste edhe mamaja e saj. Filluan të shkruajnë edhe mediat keniane.
Policia e kishte mbyllur çështjen në nëntor. Janë gjendur të papërgatitur. Ata e kishin mbyllur çështjen, e kishin sajuar, mund ta kishin mbyllur edhe si vetëvrasje. Policia e Shtetit është institucioni më pak transparent. Është rast që Policia e Shtetit të hetohet, sepse fsheh ngjarjet. Nuk është hera e parë. Policia e Shtetit duhet të hetohet.



