Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është drejtuar të pavendosurve në qytetin e Elbasanit që të votojnë PD-në, si e vetmja mundësi për të rritur ekonominë. Ndërkohë sipas kreut të PD-së më 25 qershor do tu jepet fund bandave të krimit dhe drogës. Kryedemokrati Basha ka komentuar edhe mitingun e PS-së në Tiranë që zhvillohej në të njëjtën kohë me atë të PD-së në Elbasan. Ai e quajti atë funeral të rilindjes.



