Irani reagon pas dëbimit të diplomatëve nga Tirana: Shqipëria, viktimë e skenarit amerikano-izraelit

Irani reagon pas dëbimit të diplomatëve nga Tirana: Shqipëria, viktimë e skenarit amerikano-izraelit

Irani ka reaguar pas dëbimit të dy diplomatëve iranianë nga Shqipëria. “Shqipëria e ka marrë këtë “masë të padëshiruar” në linjë me skenarin amerikan, izraelit dhe të disa vendeve të tjera për të dëmtuar marrëdhëniet e Iranit me Europën”, tha zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Bahram Qasemi.

Në një prononcim për agjencinë iraniane të lajmeve IRNA (Agjencia e Lajmeve të Republikës Islamike), Qasemi shprehet se “Irani ka pasur gjithmonë marrëdhënie të përzemërta me Shqipërinë dhe ka respektuar të gjitha rregullat dhe rregulloret e këtij vendi”. Ai ka shtuar se vendimi i Shqipërisë ka marrë miratimin e SHBA-ve dhe Izraelit.

Reagimi vjen disa orë pasi Ministria e Jashtme njoftoi dëbimin e dy diplomatëve iranianë me dyshimin se janë  përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend.

Pak pas njoftimit të Ministrisë së Jashtme, këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare në SHBA, John Bolton, konfirmoi me anë të një postimi se njëri prej të dëbuarve është ambasadori i Iranit në Tiranë, Gholamhosein Mohammadnia.

Ndërsa presidenti Trump i dërgoi një letër falënderimi kryeministrit Rama, në të cilën mbështet Shqipërinë për vendosmërinë për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy