
Gazetari Andon Kello në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv tha se qytetarët dhe militantët që do të marrin pjesë në protestën e opozitës do të mblidhen fillimisht tek sheshi “Skëndërbej” dhe selia e PD-së.
Kryeministria ka qenë e mbyllur gjithë ditës, është blinduar.
Situata me qarkullimin është normale, rrugët nuk janë bllokuar ende. Ndoshta nga ora 17:00 do të ketë bllokim.
Ka një paraskenë ku militantët, qytetarët do të mblidhen tek sheshi “Skënderbej” dhe selia e PD-së. Disa nga protestuesit do të vijnë menjëherë para Kryeministrisë. Pasi të përqendrohen para Kryeministrisë do të kenë ndarje të tyre.



