Atentati në Rinas/ Soko: Përgjegjësia politike është zero, ministrja në një vend normal do të kishte dhënë dorëheqjen (VIDEO)

Atentati në Rinas/ Soko: Përgjegjësia politike është zero, ministrja në një vend normal do të kishte dhënë dorëheqjen (VIDEO)

Atentati i djeshëm mafioz pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, ndërsa u plagos një agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, bën që të shtënat me armë të rrezikojnë jetën e qytetarëve që ndodheshin në zonë, duke krijuar panik dhe pasiguri të madhe në vend. 

I ftuar në emisionin “MCN Live”, analisti Pano Soko deklaroi se përgjegjësia për këtë ngjarje nuk është vetëm e autorëve të atentatit, por edhe e politikës dhe e institucioneve të sigurisë.

Në një vend normal, pas një ngjarjeje të tillë, ministrja e Brendshme do të kishte dhënë dorëheqjen.

 Ne dje i dhamë botës një ‘show’ tragjik,  një ekzekutim mafioz në mes të turmës, përballë mijëra njerëzve dhe turistëve. Ishte një mesazh i frikshëm për sigurinë në vend. 

Soko shtoi se reagimi i qeverisë ka munguar dhe se ngjarje të tilla tregojnë lidhjet e thella midis politikës dhe krimit të organizuar.

Nëse kryeministri nuk do të ishte i lidhur me paratë e mafias, sot do t’i kishte thënë asaj zonje, ‘dorëzo çelësat e zyrës.’ 

Jo vetëm për përgjegjësi administrative, por për përgjegjësi politike. 

Raportimi i ministres në Kuvend gjysmë ore para atentatit, nuk pati asnjë vlerë, pasi vetëm pak orë më vonë ndodhi atentati në një nga zonat më të sigurta të vendit.

Krimi në Shqipëri sot ka krahë të ngrohtë. Ai që ruante dje, ai që kishte informacionin dhe lejonte që të ndodhnin ngjarje të tilla, është i mbrojtur nga struktura shtetërore. 

Kjo është arsyeja pse krimi e ka kaq të lehtë të godasë në zemër të sigurisë kombëtare. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy