Në maratonë për fëmijët me aftësi ndryshe/ Nikolla: Arritëm qëllimin për mbledhjen e fondeve për fëmijët down dhe autik  

Në maratonë për fëmijët me aftësi ndryshe/ Nikolla: Arritëm qëllimin për mbledhjen e fondeve për fëmijët down dhe autik  

Është përmbyllur edhe këtë vit, për të shtatin edicion radhazi, Maratona e Tiranës, me pjesëmarrjen e 4700 pjesëmarrësve, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga 47 vende të ndryshme të botës.

Ndër pjesëmarrësit që me motiv të caktuar morën pjesë, ishin edhe pjesëmarrës të Fondaconit DSA, “Down Syndrome Albania”.

Themeluesi i këtij fondacioni, Daniel Nikolla, i ftuar në programin e mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, tha se synimi ishte mbledhja e fondit prej 30 mijë € për fëmijët me sindromen down, fëmijët autik dhe me aftësi ndryshe.

Dje ishim 319 vrapues vetëm nga nisma jonë kur vitin e parë e nisëm me 30 veta, këtë vit arritëm kaq. Ishin pjesëmarrës edhe persona me aftësi ndryshe që morën pjesë në vrapim, pastaj ishte edhe Gersi që tashmë e njohin të gjithë.

Këtë vit kishim target të mblidhnin 30 mijë € për financime për trajtimet për fëmijët down dhe atyre autik, sepse fëmijëve autik i duhen 300 mijë lekë trajtime në javë.

E di që nuk u dalin, por u ndihmon sadopak.

Nikolla thotë se qëllimi i pjesëmarrjes u arrit dhe se kanë pritshmëri edhe në martona të tjera.

Deri më tani ka 30 mijë € që kishin synim në mbledhjen e fondeve në këtë Maratonë, kemi arritur të mbledhim 31 mijë e 500€.

Qëllimi i shumës u arrit, porse ende janë të hapura donacionet për të ndihmuar këtë kategori të fëmijëve me aftësi ndryshe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy