Kërkon leje për t’u betuar, shtyhet seanca gjyqësore për Fredi Belerin, e pranishme edhe ambasadorja greke (VIDEO)

Kërkon leje për t’u betuar, shtyhet seanca gjyqësore për Fredi Belerin, e pranishme edhe ambasadorja greke (VIDEO)

Seanca gjyqësore për Fredi Belerin i cili kërkon leje të posaçme për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës është shtyrë në 11 dhjetor në orën 14:00.

Gazetari Arsen Rusta tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live se vetë Beleri ishte i pranishëm në seancë dhe ka insistuar që se gjithçka ndaj tij është politike.

GJKKO kishte thirrur sot drejtorinë e burgjeve për ta pyetur pse nuk i japin leje Fredi Belerit. Ata shprehen se në rregullore ka vetëm dy arsye pse jepet leja. Një është dhënia e provimeve dhe ndarja nga jeta e një familjari.

Kjo seancë do të ribëhet nga e para. Të pranishëm në seancë ka qenë Vangje Dule, edhe ambasadorja greke në Shqipëri. Beleri në seancë u shpreh se gjithçka ndaj tij është politike.

Fredi Beleri është arrestuar që prej muajit maj dhe akuzohet për blerje votash.

Lajm në përditësim

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy