Studimi/ Shumica e studentëve në rajon kundër mësimit online, shqiptarët me vlerësim të ulët për mësuesit

Studimi/ Shumica e studentëve në rajon kundër mësimit online, shqiptarët me vlerësim të ulët për mësuesit

Shumica e të rinjve në rajon, mbi 70 për qind e tyre, nuk dëshirojnë të vazhdojnë mësimin online, por janë në favor të atij të drejtpërdrejtë ose model të kombinuar. Këto janë rezultatet e një hulmutimi nga Insitutti për qeverisje të mirë dhe perspektiva euro-atlantike (IDUEP) i realizuar në mesin e nxënësve dhe studentëve nga Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria gjatë janarit të vitit 2022.

Vetëm 14,6 për qind e të rinjve në Shqipëri duan të mësojnë online, ndërsa 44 për qind janë për mësim me prezencë fizike dhe 41,4 për qind kanë zgjedhur modelin e kombinuar. Sa i takon opinionit për mësimdhënien mbi 40 përd qind e të rinjve në Shqipëri kanë dhënë notë mesatare ose të ulët për mësuesit dhe vetëm 10 për qind e tyre mendojnë se mësuesit e kanë realizuar mirë mësimin online.

48 për qind e të rinjve në vendin tonë nuk janë të kënaqur me njohuritë e marra, ndërsa mbi 47% e të rinjve në Maqedoni dhe Serbi kanë dhënë nota më të larta në këtë kategori. Për të rinjtë nga Maqedonia platformat më të njohura janë Microsoft Times dhe Zoom, për të rinjtë serbë zgjedhja është në masë më të madhe Zoom, ndërsa zgjedhja e nxënësve dhe studentëve nga Shqipëria janë Google Classroom dhe Meet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy