Gazetari Sokol Bregu analizoi në studion e lajmeve detaje të operacionit “Blloku 33”. Bregu tha se nuk mjaftojnë operacionet policore për të luftuar lëndët narkotike dhe shpërndarjen e tyre.
Për të zhvendosur vëmendjen e publikut. Ajo që po them është se droga është shpërndarë shumë. Nuk sulmohet më me polici. Droga do një strategji të mirë të hartuar nga qeveria, duke filluar nga hapja e spitaleve për dezintoksikim. Ne arrestojmë çdo vit rreth 3 mijë persona për drogë. I kemi mbushur burgjet.
Është e ndarë në shumë rrjete. Tani janë të pavarur të gjithë. E gjen për ta blerë me shumicë, e merr me apo pa para në dorë, varet si bën marrëveshjen. Mall në Shqipëri gjen sa të duash. Fitimi këtu është më i madh. Duke qenë së shitësit ndryshojnë shpesh, ata mund t’i bëjnë një përzierje të madhe. E gjithë droga që mund të jetë kapur mund të jetë 7 apo 8 grupe. Dikur bëhej me paracetamol, tani bëhet me ushqim shpendësh. Çmimet janë ulur në mënyrë të jashtëzakonshme. Shitësit mund të fitojnë 400-500 mijë lekë në ditë. Ajo që përdoret më shumë është marrja 5 gramë, që shkon rreth 250-300 mijë lekë. Secili shitës ka mënyrën e vet të shitjes.
Bregu tha se problem më i madh se droga është armëmbajtja pa leje. Duke u ndalur te klubet e natës, ai tha se nuk u intereson përfshirja në shitjen e drogës.
Armëmbajtja është një shqetësim më i madh se droga. Klubet e natës e kanë fitimin te pijet. Nuk kanë asnjë interes të merren me drogën. Tirana ka jetë nate dhe me çmimet që kanë lokalet, fitimet janë kolosale. Pothuajse 80-90% e xhiros është fitim për ta. Ku ka një pije pa 10 euro në pabet e Tiranës. Fitimet e tij janë aq të mëdha sa nuk ka nevojë të merret me drogën.



