Muço: Biznesi i vogël dhe i mesëm punëson dhe vetpunëson krahun më të madh të punës. Politikat për këtë kategori, të gabuara

Muço: Biznesi i vogël dhe i mesëm punëson dhe vetpunëson krahun më të madh të punës. Politikat për këtë kategori, të gabuara

Bujar Muço nga shoqata e biznesit të vogël, duke folur në “MCN Economy” tha që biznesi i vogël dhe i mesëm është sot baza kryesore e zhvillimit ekonomik në Shqipëri.

Drupal Ad

Ai theksoi se kjo kategori duhet konsideruar aset kombëtar pasi punëson dhe vetpunëson krahun më të madh të punës.

Biznesi i vogël dhe i mesëm është baza kryesore e zhvillimit ekonomik në Shqipëri sot.  Duhet ta quajmë aset kombëtar, punëson dhe vetpunëson krahun më të madh të punës. Nëse para 10 vjetëve operonin 196 mijë biznese të vogla dhe të mesme sot operojnë 98 mijë. Pse ka falimentuar ky lloj biznesi? Politikat e gabuara ekonomike për këtë kategori biznesesh i ka detyruar të falimentojnë dhe tkurren deri në këto shifra. Politikat e gabuara kanë qenë që nga taksimi jo i drejtë i kësaj kategorie. Biznesi i vogël dhe i mesëm është i pamundur të kreditohet. Nuk i ka objektet e tij dhe s’ka kolateral që të marr kreditim. E dyta janë interesat e larta të bankave që janë të papërballueshme. Prandaj kemi kërkuar që qeveria të jepte një garantues apo negociues me bankat.  Politikat fiskale të jenë sa më të drejta. Jemi gjithmonë për një taksë të sheshtë. Duhen politika dashamirëse, të diskutuara mirë, të konsultuata me grupet e interesit”.

Muço tha se kjo kategori biznesi nuk i mbijeton gjendjes ekonomike në Shqipëri pasi konsumatorët janë të varfër dhe nuk kanë fuqi blerëse. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy