5 vite nga Covid/ Ulqinaku: Karantinimi për të fituar kohë, kishte panik të madh në radhët e mjekëve (VIDEO)

5 vite nga Covid/ Ulqinaku: Karantinimi për të fituar kohë, kishte panik të madh në radhët e mjekëve (VIDEO)

9 marsi shënon ditën kur 5 vite më parë në vitin 2020 Shqipëria u fut në karantinë për shkak të pandemisë covid-19. Për herë të parë pamë në bulevard qarkullimin e tankeve ndërsa u ndalua qarkullimi dhe lëvizja e lirë.

Lidhur me këtë, 5 vite më vonë mjeku epidiomolog Dritan Ulqinaku në studion e ‘MCN Informacion’ u shpreh se fillimi ishte i vështirë dhe se kishte një panik të madh dhe në radhët e mjekëve.

Ai tha se me mbylljen totale donin që të fitonin kohë për të parë se sa kapacixtete kishin për të menaxhuar situatën brenda spitaleve dhe jashtë saj.

Sipas tij vdekjet zyrtare në Shqipëri nga Covid arritën në shifrën 3200, teksa theksoi se me pandeminë mjekët testuan në radhë të parë njohuritë e tyre, punën, durimin.

Patjetër që gjërat evoluojnë me kohën sot dimë më shumë dhe themi se duhet ta kishim bërë më ndryshe, por në atë kohë informacionet ishin të kufizuara, ne kishim marrë disa masa duke bërë më herët disa plane në letra por që gjithmonë ajo që vjen është e re e papritur dhe momenti i parë ishte i shoqëruar me një panik të madh.

Lajmet e para sa i përket ngjitshmërisë dhe mortalitetit ishin të frikshme. Pra ishte një infeksion që u përhap dhe në rrugë aerogjene dhe prandaj u detyruam që sigurisht në bashkëpunim me strukturat e shtetit që të bëhej ajo mbyllja e madhe për të fituar kohë, a ishim të përgatitur për hospitalizimin, a kishim mjetet e nevojshme, si dhe frikma e madhe që shoqëroi qytetarët.

Nëse shteti nuk do kishte ndërhyrë me forcë situata mund të kishte marrë rrjedhë tjetër. Mbyllja ishte për ti dhënë kohë vetes për të parë dhe kapacitetet tona se sa mund të përballonim, kishim shumë pyetje në mendje që akoma se kishim zgjidhjen e duhur dhe mbyllja e plotë ishte për të fituar kohë.

Më tej duke komentuar për shifrat e vdekjes mjeku Ulqinaku u shpreh se varet se si shihen, pasi vdekje zyrtare nga covid në Shqipëri janë regjistruar 3200.

Pa diskutim që covid ka ndikuar se mbyllja e spitaleve dhe shërbimeve të tjera ishte një mënjanim nga diagnozat e tjera, nuk e kishin atë kujdesin që kanë në përditshmërinë e tyre.

Vendimet i merrte komiteti i menaxhimit të covid, ata janë nga profesionistët më të mirë në fushën e mjekësisë, dhe njerëz me shumë dinjitet në fushën e tyre nuk mund të themi se janë përdorur nga qeveria. Pa diskutim që janë bërë gabime, por s’mund të them se janë bërë me dashje. Ne testuam në radhë të parë veten sepse është e lehtë të thuash se çfarë u bë keq.

Mjekët punonin nga 12 orë pa pushim, testuam njohuritë tonë, durimin tonë, pra pandemia kishte shumë aspekte, atë shkencor, human, shkencor, kishte mjekë që se dinin se ku kishin familjen e tyre, kishim mungesë ilaçesh, sepse ishte një pandemi që e kapi botën në mënyrë të rrufeshme.

Ishte arritje e madhe që ne siguruam vaksinat paralele me vendet e Evropës. Çdo gjë kishte protokollin e vetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy