Shtohen tensionet/ Franca tërheq ambasadorin e saj nga Roma (VIDEO)

Shtohen tensionet/ Franca tërheq ambasadorin e saj nga Roma (VIDEO)

Marrëdhëniet me Francës dhe Italisë shënojnë një përkeqësim të ri. Parisi ka tërhequr ambasadorin e vet nga Roma, duke shënuar ftohjen më të madhe të marrëdhënieve mes dy vendeve fqinjë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Shkak janë bërë ato që Franca i konsideron sulme verbale të pabaza nga liderët politikë të Italisë, "të paprecedenta që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme Franceze thuhet se “për disa muaj me radhë, Franca ka qenë shënjestër e sulmeve të përsëritura dhe të pabaza. Mosmarrëveshjet janë një gjë, por manipulimi i marrëdhënieve ndërshtetërore për qëllime elektorale është tjetër gjë”, thuhet në deklaratë.

Dy zëvendëskryeministrat e Italisë, Matteo Salvini i Legës dhe Luigi di Maio i Lëvizjes 5 Yjet nuk i kanë kursyer komentet dhe akuzat në adresë të presidentit francez, Emanuel Macron, për çështje të ndryshme si emigracioni apo protestat e “jelekëve të verdhë”.

“Të gjitha këto veprime të tyre kanë krijuar një situatë serioze, që ngre pikëpyetje në lidhje me qëllimet e qeverisë italiane ndaj Francës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme franceze.

Pak ditë më parë, Di Maio u takua me liderët e “jelekëve të verdhë”, që prej më shumë se 3 muajsh kanë protestuar në rrugët e Francës, duke vënë jo pak në siklet presidentin Macron. “Një erë e re ndryshimesh po fryn mes Alpeve”, tha Di Maio, një koment që Franca e pa si provokim të papranueshëm.

Përplasja e fundit mes politikës italiane dhe asaj franceze konsiderohet si më e madhja mes dy vendeve që nga viti 1945. Të dyja palët fillimisht duket se po përdorin dallimet e tyre për qëllime elektorale - Salvini për të çuar përpara axhendën e tij të ekstremit të djathtë dhe Macron për të portretizuar veten si kundërpeshë e qendrës përballë populizmit, ndërkohë që po afrojnë zgjedhjet europiane.

Salvini ka thënë se Macron është një president i "tmerrshëm” për Francën dhe u ka kërkuar votuesve francezë të mos mbështesin partinë e tij La République En Marche në zgjedhjet europiane, ndërsa Di Maio javën e kaluar akuzoi Francën se ka varfëruar Afrikën dhe ka përkeqësuar krizën e migracionit.

Marrëdhëniet u keqësuan pasi qeveria populiste e Italisë erdhi në pushtet qershorin e kaluar dhe dy vendet nuk arritën të mbajnë samitin e përbashkët tradicional vitin e kaluar.

Por tensionet kanë ardhur duke u shtuar në lidhje me çështje si emigracioni apo ndërhyrja ushtarake e vitit 2011 në Libi.       

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy