Vota kundër martesave gay/ Hamidi: Deputetët e Kosovës primitivë! Kurti me dy fytyra

Vota kundër martesave gay/ Hamidi: Deputetët e Kosovës primitivë! Kurti me dy fytyra

Analisti nga Kosova Lavdërim Hamidi, komentoi në edicionin e lajmeve në MCN TV dështimin e votimit të Kodit Civil në Kuvend, që do t’u hapte rrugë martesave të të njëjtës gjini.

Ai e konsideroi gjuhën e deputetëve si primitive dhe homofobike dhe foli për një dyfytyrësi të Albin Kurtit në këtë çështje, duke theksuar se është e rrallë që deputetët të dalin kundër vendimeve të tij sikurse ndodhi së fundmi.

Deputetët përdorën një gjuhë të tmerrshme, primitive dhe homofobike. Ata votuan kundër të drejtave të njeriut dhe standardeve evropiane. Reaguan si të ishin klerikë fetarë. U bazua në kalkulimet se nëse votohet një nen i tillë do dëmtohen në fushatë elektorale. Nuk votuan as 20 deputetë të VV-së. Qëndrimi i Kurtit nuk mu duk serioz, një dyfytyrësi, pasi nuk ka ndodhur kurrë që deputetët e tij të votojnë kundër vendimit të tij. Kërkesa e tij për ta votuar Kodin Civil nuk u përfill nga të gjithë deputetët.

Do ketë protesta dhe kërkesa nga faktori ndërkombëtar. Kishte edhe sot reagime nga Britania e Madhe. Në botë shtetet më demokratike, ku përfshihen edhe SHBA-të lejojnë martesën e gjinisë së njëjtë, ndërsa Kosova del kundër standardeve evropiane, dhe ky është paradoksi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy